Taravari sfidon Ahmetin në garën për president: Le të zgjidhë publiku se cili është kandidati më i përshtatshëm

Maqedonia

Taravari sfidon Ahmetin në garën për president: Le të zgjidhë publiku se cili është kandidati më i përshtatshëm

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 14:23
Taravari sfidon Ahmetin në garën për president: Le të zgjidhë publiku se cili është kandidati më i përshtatshëm

Në statusin e tij në rrjetin social Facebook, Arben Taravari, kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për President të Republikës në kuadër të koalicionit opozitar VLEN, ka bërë një ftesë publike për Ali Ahmeti, udhëheqësin e BDI-së, për të pranuar sfidën e garës për president.

Propaganda e BDI-së prej kur shpalla kandidaturën për President, njëherë thotë se do të dalë Ali Ahmeti si kandidat, njëherë tërhiqet… Unë e ftoj hapur Ali Ahmeti të garojë me mua dhe le të zgjidhni ju se cili ju përfaqëson më mirë!”, shkraun Taravari.

Pas shpalljes së kandidaturës së Taravarit, mediat të afërta me BDI-në kanë paralajmëruar se Bujar Osmani do të futet në garën për president dhe pastaj vetë Ali Ahmeti.

Taravari ka shprehur disa herë sfidën drejtuar Ahmetit për të futur në garë, por deri tani ftesat e tij nuk kanë marrë përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat