Ligji për gjykatës dhe prokurorë në Maqedoninë e Veriut nxit reagime

Maqedonia

Ligji për gjykatës dhe prokurorë në Maqedoninë e Veriut nxit reagime

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 20:36
Foto ilustrim

OBRM-PDUKM ja thotë se me propozim ndryshimet në ligjin për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë dhe futjen e mundësisë së testimit me shkrim, pushteti synon mbushjen e këtij sektori me kuadro partiak.

Deputeti Antonio Milloshoski, në komisionin për çështje evropiane ku ligji mori dritë jeshile, thotë se me keqpërdorim të flamurit evropian në propozim, bëhet heqja e testimit elektronik dhe zëvendësohet me mundësinë e testimit me shkrim. Testimit do t’i nënshtrohen rreth 300 kandidatë kurse 130 prej tyre duhet të zgjidhen.

Ministri i Drejtësisë vlerëson se opozita manipulon me këto akuza dhe thotë se mungesa e testimit elektronik është për shkaktë mungesës së softuerit.

Edhe përkundër kundërshtimeve të deputetëve të opozitës maqedonase, ligji do të kalojë për votim në plenare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat