Aksident në rrugën Resnjë-Bukovë, lëndohet një person

Maqedonia

Aksident në rrugën Resnjë-Bukovë, lëndohet një person

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

MPB njofton se dje ka ndodhur një aksident në komunikacion në rrugën Resnjë-Bukovë nga ku ka mbetur i lënduar një person.

“Dje në SPB Manastir është raportuar se në ora 21:15 në rrugën kryesore A-3 Resnjë – Bukovë në afërsi të vendit të quajtur Ura e Levoreç, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin automjeti “Honda” me targa të Ohrit, i drejtuar nga 38-vjeçari D.N. nga Ohri, ka dalë nga rruga.

Në aksident D.N. ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar në spitalin “Shën Erzami” në Ohër”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat