Vjetërsohet edhe një rast për ndjekje ndaj Antonio Milloshoskit

Maqedonia

Vjetërsohet edhe një rast për ndjekje ndaj Antonio Milloshoskit

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 17:13
Antonio Milloshoski

Dhe rasti i “Fuqishmi” u vulos si vjetërsuar. Sot ky proces gjyqësor, i cili filloi në vitin 2020, u ndërpre pas vjetërsimit të ndjekjes penale ndaj deputetit Antonio Milloshoski, babait të tij dhe ish-kryetarit të Makedonski Brodit, Millosim Vojneski.

Sipas njoftimit nga Gjykata Penale, prokurori në seancën e sotme ka sqaruar aktakuzën dhe veprat për “mashtrim” dhe “keqpërdorim” dhe i ka riklasifikuar në dënime më të lehta, duke ulur kështu kufijtë e vjetërsimit të rastit.

“Sipas ndryshimeve të bëra nga prokurori publik dhe se në fazën e fjalëve përfundimtare, gjykata në bazë të ligjit, gjegjësisht nenit 402 pika 6 të K. Penal, ka marrë aktgjykim me të cilin ka refuzuar propozim akuzën për shkak të statutit absolut të kufizimeve të ndjekjes penale (sipas nenit 107, paragrafi 1, pika 4, në lidhje me nenin 108, paragrafi 6 i KP). Shpenzimet e procedurës do të paguhen nga buxheti i RMV-së”, njoftojnë nga Penalja.

Nga Prokuroria për “Telma” thonë se pa bisedat e përgjuara nuk kanë mundur të vërtetojnë akuzën fillestare, por në vjetërsim kanë kontribuar edhe ndryshimet në Kodin Penal.

Më herët, për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal, prokuroria ka vjetërsuar rastet për ish-kryetarin e komisionit të lustracionit Tome Axhiev dhe nëntë ish-anëtarë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat