BDI shpreh shqetësim për financimin e narrativave ruse në Ballkanin Perëndimor

Maqedonia

BDI shpreh shqetësim për financimin e narrativave ruse në Ballkanin Perëndimor

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

BDI ka shprehur një shqetësim të thellë pas raportimeve të mediave lidhur me financimin e narrativave ruse nga organizata joqeveritare gjermane AJKF në Ballkanin Perëndimor. Sipas tyre, kjo organizatë ka dhënë grante për përhapjen e propagandës ruse në vendet e rajonit, duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.

Në një listë të publikuar me mediat dhe gazetarët që bashkëpunojnë me këtë organizatë, emri i gazetarit Milenko Nedellkovski ka dalë në pah. Ai është akuzuar se ka qenë pjesë e agjendës propagandistike proruse të AJKF-së që nga viti 2015. Nedellkovski është raportuar të ketë marrë grante nga kjo organizatë dhe ka realizuar emisione në të cilat kanë marrë pjesë propagandues të njohur të Kremlinit si Leonid Savin dhe Aleksandar Dugin.

BDI shpreh shqetësimin se ka shumë figura të tjera në hapësirat e tyre që mund të jenë të lidhura me këtë lloj propagande, dhe thonë se do të punojnë për t’i zbuluar ato. Ata po e ftuan komunitetin politik dhe shoqëror të vendit dhe të Ballkanit Perëndimor për të kushtuar më shumë vëmendje kësaj çështjeje dhe për të bashkëpunuar për të izoluar ndikimin ruse në rajon njëherë e për të gjithmonë.

Ky shqetësim nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim reflekton një zë të fuqishëm për të luftuar propagandën ruse në rajon dhe për të siguruar një medie dhe një ambient politik më të lirë dhe të pavarur nga ndikimi i huaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat