Aksident në Kavadar, lëndohen tre persona

Maqedonia

Aksident në Kavadar, lëndohen tre persona

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Tre persona kanë mbetur të lënduar, në një aksident trafiku në Kavadar.

“Me datë 28.02.2024, nga ora 07:00 në rrugën rajonale Kavadar-Rosoman, në dalje nga fshati Manastirec, është ndaluar komunikacioni për shkak të një aksidenti trafiku”, njofton MPB.

Sipas informacioneve fillestare dy personat janë rreth 23 vjeç, ndërsa njëri është në moshë më të madhe.

Njësiti i zjarrfikësve të Kavadarit ka dalë në terren me 8 zjarrfikës, 2 automjete për ndërhyrje teknike dhe 1 autoambulancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat