KRRE: Ulet për 35% çmimi i ngrohjes për institucionet publike dhe objektet afariste në Shkup

Maqedonia

KRRE: Ulet për 35% çmimi i ngrohjes për institucionet publike dhe objektet afariste në Shkup

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Komisioni Rregullator për Energjetik ka marrë vendim të jashtëzakonshëm për çmimin e ngrohjes në Shkup për shfrytëzuesit afarist, duke e ulur çmimin për 35 për qind, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Fatura më të ulëta të ngrohjes qendrore do të pranojnë rreth 1.200 konsumatorë të lidhur në ngrohjen qendrore të EMV Furnizimi, EMV Energetika, Shkup Veri. Këta përdorues shpenzojnë 20% të sasive të nevojshme të energjisë termike në nivel të qytetit të Shkupit dhe mes tyre janë institucionet publike, përdoruesit afaristë: shitoret e vogla, kompanitë, bankat etj.

Vendimi i jashtëzakonshëm vjen pas analizës së thellë gjithëpërfshirëse të kryqëzuar të çmimeve aktuale të bursës dhe çmimet e parashikuara të gazit natyror. Rezultatet treguan se në periudhën e kaluar, çmimi i gazit natyror i bursës është më i ulët se ai i paraparë, me ç’rast plotësohen kushtet për të sjellë vendimin e volitshëm për kategorinë e përdoruesve të tjerë, të cilët në periudhën turbulente të krizës energjetike e morën barrën dhe pranuan fatura reale. Për dallim të amvisërive, të cilat në periudhën e kaluar të krizës energjetike pranuan fatura me subvencione”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetari i KRRE-së.

Gjithsej, shtojnë nga atje, 65.000 konsumatorë furnizohen me energji termike, ndërsa vetëm për fillim të sezonit të ngrohjes, deri tani janë lidhur rreth 1000 përdorues të rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat