Gashi: Vuçiqi po shqetësohet se po humb BDI-ja dhe Ali Ahmeti

Maqedonia

Gashi: Vuçiqi po shqetësohet se po humb BDI-ja dhe Ali Ahmeti

Më: 2 mars 2024 Në ora: 14:50
Afrim Gashi

Mundësia që Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit t’i humb zgjedhjet në Maqedoni të Veriut ka shqetësuar Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Kështu, ka thënë Afrim Gashi, kreu i Alternativës, në një intervistë.

“Aleksandër Vuçiq, cili prej Nju Jorkut dha një deklaratë për ngjarjet në Maqedoni tha se aty po për përfshihet Albin Kurti. Ai dëshiron ta fitojë BDI-në, Ali Ahmetin. Domethënë shfaqte një shqetësim shumë të madh se po humb BDI-ja e po humb Ali Ahmeti. Kjo për herë të parë ndodh. Një president i Serbisë të merakoset pse po humb Ali Ahmeti BDI-ja, ishte shumë indikative për ne dhe unë mendoj se është çështje e taborëve”, ka thënë Gashi.

Sipas tij Albin Kurti ka shfaqur një mbështetje për opozitën dhe për ndryshimin.

“Këtë e ka bërë edhe në vitin 2020, kur s’ka qenë kryeministër, por edhe tash mendon se është i nevojshëm një ndryshim dhe ai normalisht që nuk don të përfshihet në zgjedhjet atje, por ka një mesazh të qartë se ai e mbështet opozitën shqiptare dhe ne e llogarisim.

Gashi tregon se anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, që është nga Maqedonia e Veriut, Bekim Qoku, i cili është partner i kolicionit të opozitës dhe do të jetë kandidat për deputet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat