Xhaferi: Kontribuojmë në zhvillimin e shoqërisë përmes sigurimit të kushteve evropiane për arsim

Maqedonia

Xhaferi: Kontribuojmë në zhvillimin e shoqërisë përmes sigurimit të kushteve evropiane për arsim

Më: 4 mars 2024 Në ora: 20:48
Talat Xhaferi

Gjatë një vizite pune në Manastir, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka vizituar disa institucione të arsimit të lartë. Ai realizoi takime me drejtuesit e Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” dhe Fakultetit Pedagogjik në Manastir, si dhe Fakultetit të Shkencave Teknologjike dhe të Komunikimit (FSHTK).

“Kam kënaqësinë që mund nga afër të sigurohem në atë se cilat janë parakushtet bazë për punën e kuadrit akademik, të profesorëve, veçanërisht të studentëve. Nga afër pashë se cilat janë kushtet dhe diskutuam se cilat janë mundësitë për mbështetjen e mëtejshme nga Qeveria dhe institucionet qeveritare për këto institucione të rëndësishme nga fusha e arsimit. Biseduam edhe për marrëveshjet kolektive, ndonëse për këtë kemi folur shumë herë më parë dhe shkëmbyem informacione përkatëse sa i përket rrjedhës së këtij aktiviteti konkret”, tha Kryeministri Xhaferi.

Në vizitën e tij në Fakultetin Pedagogjik, Kryeministri u takua me udhëheqësinë dhe kuadrin akademik, duke vlerësuar kontributin e tyre në formimin e brezave të mësuesve dhe arsimtarëve. Ai vuri në dukje zhvillimin e këtij institucioni sipëror dhe rëndësinë e tij për nevojat arsimore të vendit.

Gjatë vizitës së tij, Kryeministri gjithashtu vizitoi Qendrën Informative të Studentëve, duke vlerësuar rolin e saj në lidhjen e studentëve me aktivitete të ndryshme dhe në ofrimin e mundësive për zhvillim të tyre.

Në fund, u theksua se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka avancuar standardet e arsimit sipëror dhe ka siguruar më shumë të drejta dhe mundësi për kuadrin akademik dhe studentët, përmes miratimit të Ligjit të ri për arsim sipëror dhe ndarjes së bursave shtetërore në baza të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat