Ndalohet një 28-vjeçar nga Manastiri, dyshohet për vjedhje

Maqedonia

Ndalohet një 28-vjeçar nga Manastiri, dyshohet për vjedhje

Më: 6 mars 2024 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

Policia nga SPB Manastir dje ka ndaluar A.B.(28) nga Manastiri, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “grabitje”.

Siç njoftoi MPB-ja, ai dyshohet se më 9 shkurt të këtij viti ka marrë para nga një bastore sportive në rrugën “Ohridska” në Manastir duke kërcënuar punonjësit.

Pas masave të marra, u konstatua se ai ishte autori i krimit, më pas me urdhër të gjykatës i është bërë kontrolli në banesë dhe automjet dhe janë gjetur sende që dyshohet se kanë lidhje me veprën penale.

Ai është ndaluar dhe në një intervistë zyrtare në stacionin policorë ka pranuar krimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat