Kapet një person nga Manastiri, dyshohet se ka grabitur një bastore

Maqedonia

Kapet një person nga Manastiri, dyshohet se ka grabitur një bastore

Më: 6 mars 2024 Në ora: 21:46
Ilustrim

Kapet një person nga Manastiri, dyshohet se ka grabitur një bastore.

Me datë 05.03.2024, zyrtarët policorë nga SPB Manastir, e kanë hequr lirinë A.B. (28) nga Manastiri për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës “grabitje” të dënueshme nga neni 237 i Kodit Penal.

Ai dyshohet se me datë 09.02.2024 ka marrë para nga një bastore sportive në rrugën “Ohridska” në Manastir duke kërcënuar punonjësit.

Pas masave të marra, u konstatua se ai ishte autori i krimit, më pas me urdhër të gjykatës i është bërë kontrolli në banesë dhe automjet dhe janë gjetur sende që dyshohet se kanë lidhje me veprën penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat