Toshkovski nga Athina: Kemi siguruar vazhdimësi dhe dorëzim në kohë të formularëve

Maqedonia

Toshkovski nga Athina: Kemi siguruar vazhdimësi dhe dorëzim në kohë të formularëve

Më: 8 mars 2024 Në ora: 17:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në Athinë u takua me Mark Julian Sievert.

I cili është kryetar i bordit të drejtorëve të VERIDOS – kompanisë përgjegjëse për prodhimin e formularëve të dokumenteve personale.

Në takim u diskutua për mundësinë e përshpejtimit të dinamikës së prodhimit dhe dorëzimit të formularëve dhe u konstatua se për periudhën e ardhshme do të sigurohet vazhdimësia dhe dërgimi në kohë i formularëve për dokumentet e udhëtimit.

Ministria e Brendshme thotë se kjo siguron kushte që makineritë e prodhimit të pasaportave të punojnë pa ndërprerje dhe me kapacitet të plotë në muajt maj dhe qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat