Fetahu: Ramazani, muaji i paqes dhe solidaritetit për besimtarët myslimanë

Maqedonia

Fetahu: Ramazani, muaji i paqes dhe solidaritetit për besimtarët myslimanë

Më: 10 mars 2024 Në ora: 13:31
Shaqir Fetahu

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë, Shaqir Fetahu, ka uruar besimtarët myslimanë në rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Në urimin e tij, ai ka theksuar rëndësinë e agjërimit si obligim për besimtarët, duke cituar një ajet nga Kuranit që flet për këtë detyrë themelore të fejes islame.

Fetahu ka theksuar se këtë muaj e përshkruan një ambient i lartë shpirtëror, që e bënë njeriun të ndihet më afër Zotit dhe i jep mundësi për t’u fokusuar në lutje dhe për të rritur dashurinë dhe kujdesin ndaj njëri-tjetrit.

Ai ka shprehur urimin që besimtarët të kenë iman të paluhatshëm, vullnet të mirë dhe vetëdije të lartë për të përmbushur detyrat fetare gjatë këtij muaji të shenjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat