Ministrat do të bëhen me automjete të reja, Qeveria do të shpenzojë 1.6 milionë euro

Maqedonia

Ministrat do të bëhen me automjete të reja, Qeveria do të shpenzojë 1.6 milionë euro

Më: 14 mars 2024 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut së shpejti do të shpenzojë 1.6 milionë euro për të marrë me qira 45 makina të reja të klasit të lartë me vëllim mbi 2000 metra kub.

Një vendim i tillë shkaktoi protesta dhe reagime në opinion, aq më tepër që qytetarët përballen me pasiguri ekonomike dhe mungesë fondesh për nevojat elementare.

Ata thonë se Qeveria duhet të jetë e përgjegjshme ndaj qytetarëve dhe të ketë parasysh nevojat dhe sfidat e tyre.

Kryeministri teknik Talat Xhaferi, nga ana tjetër, në lidhje me marrjen e automjeteve të reja me qira nga Qeveria, thotë se kjo nuk është risi dhe se është praktikë e vendosur.

Sipas tij, lizingu është më i lirë se blerja e automjeteve në pronësi sepse, siç tha ai, për kohëzgjatjen e qirasë ose sipas kohës ose për kilometër të kaluar për automjet, garancia dhe mirëmbajtja është përgjegjësi e ofruesit të shërbimit dhe jo e kërkuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat