BDI: Akuzat e opozitës për krizë janë porosi ruse

Maqedonia

BDI: Akuzat e opozitës për krizë janë porosi ruse

Më: 14 mars 2024 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

BDI ka reaguar në lidhje me akuzat e djeshme nga partitë opozitare shqiptare, prej ku thanë se BDI është e gatshme të shkaktojë krizë vetëm të mos i humb zgjedhjet.

Nga BDI thonë se “opozita shqiptare e koordinuar me OBRM-PDUKM-në dhe Levicën e Apasievit po frikësojnë shqiptarët”.

“Akuza të njëjta dhe shpërndarje të dezinformatave po dëgjojmë çdo ditë edhe nga OBRM-PDUKM dhe derivatet e saj. Të vetëdijshëm për humbjen e thellë nga Bashkimi Demokratik për Integrim, koalicioni “PO Europës, JO Rusisë” dyshon se koalicioni i përbërë nga derivatet e BDI-së tashmë e ka përgatitur skenarin në shërbim të VMRO-DPMNE-së dhe Levicën për të mos e pranuar rezultatin zgjedhor dhe me këtë, duke shkaktuar destabilizim dhe huti në opinion, në shërbim të Rusisë”.

“Në këtë drejtim ishin deklaratat e mëparshme se “opozita do të bojkotojë zgjedhjet”, që sot të akuzojnë se “BDI po përgatit destabilizim”. Por, megjithatë përpjekjet e opozitës, opinioni e di se kur BDI ka organizuar zgjedhje në këto 23 vite, të njëjtat kanë qenë të lira, demokratike dhe të pranuara ndërkombëtarisht”.

“Njëherësh, apelojmë deri te qytetarët që të mos bien pre e lajmeve të rreme dhe luftës speciale që nxit gjuhën e urrejtjes, rrezikojnë rrugën euro-integruese të vendit, si dhe ndihmojnë politikat destabilizuese ruse në vend. Republika e Maqedonisë së Veriut e ka të qartë të ardhmen e saj – e ajo është integrimi i plotë në Bashkimin Europian”, thonë nga BDI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat