VLEN i përgjigjet BDI-së: Zgjidhni noterin dhe le të nënshkruajmë deklarata – humbësi të tërhiqet nga politika

Maqedonia

VLEN i përgjigjet BDI-së: Zgjidhni noterin dhe le të nënshkruajmë deklarata – humbësi të tërhiqet nga politika

Më: 15 mars 2024 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Partitë opozitare shqiptare në RMV i janë përgjigjur ofertës së Kreshnik Bekteshit nga BDI, i cili kërkoi që humbësit në zgjedhjet e ardhshme të tërhiqen nga politika.

Nga VLEN në një kumtesë për media ftojnë Ali Ahmetin, Bujar Osmanin, Artan Grubin që të zgjedhin një noter dhe një kohë ku do të nënshkruajmë deklaratat se kushdo që humbë nuk do të ketë të drejtë të merret më asnjëherë me politikë.

“Më 24 prill dhe 8 maj, populli shqiptar do të nënshkruajë konfirmimin e pensionimit politik të Ali Ahmetit, Bujar Osmanit, Artan Grubit dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Përpjekjet e tilla bllofuese të kryesisë së frikësuar të BDI-së për të fshehur frikën nga ndryshimet që do të ndodhin, nuk kalojnë askund, sepse asgjë nuk varet më prej tyre.

Megjithatë, VLEN nuk do të lejojë as hapësirën më të vogël për shpërndarjen e mjegullës”, thonë nga VLEN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat