Kallëzim penal kundër ish-kryetarit të Shën Nikollës, keqpërdori pozitën zyrtare

Maqedonia

Kallëzim penal kundër ish-kryetarit të Shën Nikollës, keqpërdori pozitën zyrtare

Më: 22 mars 2024 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Zyra e jashtme për çështje kriminale në Shën Nikollë ka paraqitur kallëzim penal kundër ish-kryetarit të kësaj komune, S. V. (53), i dyshuar për veprën penale shpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Siç njoftoi Ministria e Brendshme, në vitin 2021, për zbatimin e projektit për ndërtimin e ujërave të zeza fekale në vendbanimin e Rudinës, në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe duke tejkaluar kompetencat e tij, ka kryer prokurim publik dhe ka lidhur kontratë me kompani private në vlerë prej 1.649.400 denarë, ndërsa gjatë ndërtimit është lidhur edhe aneks marrëveshje në vlerë prej 329.806 denarë për punë të paparashikuara dhe shtesë.

Në të njëjtën kohë, në vitin 2021 përsëri ka kryer një prokurim publik për tampimin dhe pastrimin e rrugëve në Shën Nikollë me makineri ndërtimore në vlerë prej 2.500.000 denarë me person tjetër juridik, i cili pas miratimit të tij, në kundërshtim me dispozitat e kontratës, hapi llogoren për sistemin e ujërave të zeza.

Pas masave të marra është konstatuar se për vlerën e parashikuar të kanalizimit fekal prej 1.996.082 denarë janë paguar gjithsej 4.761.957 denarë”, njofton MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat