Ndalohet një person në Tetovë, dyshohet për vjedhje

Maqedonia

Ndalohet një person në Tetovë, dyshohet për vjedhje

Më: 24 mars 2024 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

Me datë 23.03.2024, në ora 18:20 në rrugën rajonale Tetovë – Kodrën e Diellit, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë ndaluar S.A.(43) nga fshati Shipkovicë, Tetovë.

Gjatë kontrollit në veturën e pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, të cilën ai e drejtonte, i janë gjetur dru zjarri për të cilat nuk posedonte dokumentacion dhe që dyshohet se kanë origjinën nga vepra penale “vjedhje”.

Pemët dhe vetura janë konfiskuar për procedurë të mëtejshme, ndërsa personi është ndaluar në komisariat.

Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat