Policia gjobit 207 shoferë për tejkalim të shpejtësisë në Maqedoni

Maqedonia

Policia gjobit 207 shoferë për tejkalim të shpejtësisë në Maqedoni

Më: 29 mars 2024 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (28.03.2024) ka kryer kontroll të intensifikuara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë gjobitur 207 shoferë.

Prej tyre, gjashtë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe një automjet me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë.

Në të njëjtën kohë, 76 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 131 jashtë vendbanimeve.

Nga MPB u bëjnë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat