Ndalohet një ukrainas në kufirin e Maqedonisë

Maqedonia

Ndalohet një ukrainas në kufirin e Maqedonisë

Më: 30 mars 2024 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

MPB njoton se me datë 29.03.2024, në ora 13:40 në vendkalimin kufitar Tabanovc, zyrtarët policorë kanë ndaluar P.Sh.(31) nga Republika e Ukrainës.

Ai drejtonte një kamion Mercedes dhe një gjysmërimorkio me marka kombëtare ukrainase, pasi gjatë kontrollit kufitar ka paraqitur patentë shoferi të falsifikuar.

 I njëjti i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat