SPB-Tetovë: Është ndaluar një automjet i cili kryente transport publik pa pasur dokumente

Maqedonia

SPB-Tetovë: Është ndaluar një automjet i cili kryente transport publik pa pasur dokumente

Më: 4 prill 2024 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

SPB Tetovë njofton se ka ndaluar një automjet i cili po kryente transport publik pa poseduar dokumentet e nevojshme.

“Me datë 02.04.2024, në periudhën nga ora 11.00 deri në 13.00, efektivët e policisë nga SPB-Tetovë kanë kryer aksion kontrollues të automjeteve që kryejnë transportin publik pa liçencë.

Kështu që gjatë kontrollit, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, kanë ndaluar një automjet “Ford transit” me shenja të regjistrit të Tetovës, e drejtuar nga M.S.(64) nga fshati Gjurgjevisht, i cili kryente transportin publik të pasagjerëve pa dokumentacionin të duhur.

Kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse sipas nenit 284 të Kodit Penal”, thonë nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat