Vdes Bedri Ajdari, i njohur për protestat ndaj padrejtësive në rastin “Monstra”

Maqedonia

Vdes Bedri Ajdari, i njohur për protestat ndaj padrejtësive në rastin “Monstra”

Më: 5 prill 2024 Në ora: 09:18
Bedri Ajdari

Ka ndërruar jetë Bedri Ajdari. Për vdekjen e tij kanë informuar familjarët në rrjetet sociale.

Bedri Ajdari u bë i njohur duke organizuar protesta ndaj padrejtësive në rastin “Monstra”.

Ai ishte zëri i familjarëve të të akuzuarve në rastin “Monstra” dhe jo vetëm.

Bedriu po ashtu ishte konsideruar si zëri i shumë shqiptarëve, familjarët e të cilëve po vuajnë padrejtësisht nga proceset e montuara politike.

Ai vite me radhë ju përkushtua zbardhjes së këtij rasti, duke tentuar të dëshmojë pafajësinë e personave që janë ende të burgosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat