Pronari i restorantit në Berovë kapet me marihuanë gjatë orarit të punës

Maqedonia

Pronari i restorantit në Berovë kapet me marihuanë gjatë orarit të punës

Më: 10 prill 2024 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Me datë 03.03.2024, në një aksion të koordinuar të Departamentit të Policisë Kriminale, DPB Berovë, Administratës së të Hyrave Publike dhe Inspektoratit Shtetëror të Tregut, është kryer aksion kontroll në objektin e personit juridik – objekt hoteliere nga Berova, gjatë orarit të punës dhe gjatë kontrollit në G.G., menaxher dhe pronar i objektit, është gjetur dhe konfiskuar marihuana.

Për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën e “prodhimit dhe tregtimit të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, ndaj tij është paraqitur kallëzim penal nga neni 215 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Përveç kësaj, Administrata e të Ardhurave Publike konstatoi mos raportim të qarkullimit ditor dhe mos lëshim të faturave fiskale.

Ndërsa Inspektorati Shtetëror i Tregut konstatoi pirjen e cigareve në objektin ligjor, për çka ishte shqiptuar sanksioni përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat