Siljanovska-Davkova: Me vendimet e tij pushteti nuk bën hapa europianë

Maqedonia

Siljanovska-Davkova: Me vendimet e tij pushteti nuk bën hapa europianë

Më: 11 prill 2024 Në ora: 16:43
Siljanovska-Davkova: Me vendimet e tij pushteti nuk bën hapa europianë

Kandidatja e OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit, Gordana Siljanovska-Davkova në mitingun e djeshëm në Strumicë tha se pushteti aktual nuk punon në favor të qytetarëve dhe se të gjitha hapat që i ndërmerr nuk janë aspak hapa europianë, siç pohojnë vetë.

Siljanovska fushatën presidenciale e vazhdon sot në Dollnenë, Makedonski Brod dhe Kërçovë ku do ta mbajë mitingun qendror.

Hapat europianë duhet të jenë kërkim të standardeve që nuk i kemi, kërkim të shtetit të së drejtës, të shtetit të sigurt, të shtetit ku mbizotëron ndjenja për solidaritet.

Paramendoni, esenca e socialdemokracisë janë solidariteti, shteti social, humanizmi, ndërsa në krye të socialdemokratëve tani janë figura më të pasur në shtet”, tha Gordana Siljanovska-Davkova, kandidate për presidente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat