Arrestohen katër persona në Manastir, dyshohen për “vjedhje të rëndë”

Maqedonia

Arrestohen katër persona në Manastir, dyshohen për “vjedhje të rëndë”

Më: 12 prill 2024 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Me datë 11.04.2024 në ora 16:30, zyrtarët policorë të Departamentit Policor Novaci kanë privuar nga liria S.R.(31), J.V.(28), G.V.(30) dhe D.M.(22) nga Manastiri.

Ata dyshohet se kanë kryer “vjedhje të rëndë” në afërsi të minierës Suvodol, sistemi Brod – Gneotino, gjatë së cilës kanë marrë disa sende.

“Sendet e vjedhura janë gjetur dhe do t’i kthehen pronarit.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat