Angellovska- Bezhoska: Lehtësim të politikës monetare, në gjysmën e dytë të vitit

Maqedonia

Angellovska- Bezhoska: Lehtësim të politikës monetare, në gjysmën e dytë të vitit

Më: 19 prill 2024 Në ora: 15:53
Anita Angellovska- Bezhoska.

Projeksionet pranverore për inflacionin në vend të Fondit Monetar Ndërkombëtar janë të ngjashme me pritjet e vjeshtës të Bankës Popullore, se inflacioni do të ulet këtë vit me rreth 4 për qind dhe me rreth 2 për qind vitin e ardhshëm në mesatare.

Trendët janë të favorshme dhe nëse inflacioni vazhdon të ulet në përputhje me projektet, pa rreziqe të theksuara kjo do të krijojë hapësirë për ndryshim të politikës monetare në gjysmën e dytë të këtij viti, thotë guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska- Bezhoska.

Duke folur për rritjen ekonomike, në një intervistë për Zërin e Amerikës dhënë gjatë takimeve pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, ajo thotë se duke u nisur nga hapja e madhe tregtare dhe financiare e ekonomisë sonë, perspektivat për rritje këtë vit dhe vitin e ardhshëm, përveç faktorëve të vendor në masë të madhe do të varet edhe prej zhvillimeve globale.

“Sipas projeksioneve më të reja të FMN-së, ekonomia globale do të vazhdojë të rritet me një normë të qëndrueshme prej 3,2 për qind, në vitin 2024 dhe në 2025 e cila është ende pak më e mirë se pritjet e mëparshme. Në një perspektivë afatgjatë, këto ritme të rritjes ekonomike janë historikisht të ulëta, duke sugjeruar se krizat kanë lënë pasoja afatgjate për ekonominë globale. Për BE-në i cili është partneri ynë më i rëndësishëm ekonomik, pritet përshpejtim gradual i rritjes, pra nga 0,5 për qind në vitin 2023 në 0,9 për qind dhe në 1,7 për qind për këtë vit dhe për vitin e ardhshëm, por gjithsesi është më e ngadalësuar krahasuar me pritjet e mëparshme. Për ekonominë e Maqedonisë, FMN-ja për këtë vit ka bërë një revizion në rënie, gjegjësisht 2,7 për qind në krahasim me pritjet e mëparshme prej 3,2 për qind“, thotë Angellovska-Bezhoska.

Ajo theksoi se Banka Popullore është duke punuar në projektet makroekonomike pranverore për ekonominë tonë, të cilat do të përfshijnë të dhënat më të fundit të dispozicion. Projektet pranverore të Bankës Popullore do të publikohen gjatë muajit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat