OBRM-PDUKM: KSHPK të iniciojë procedurë kundër Fatmir Bytyqit

Maqedonia

OBRM-PDUKM: KSHPK të iniciojë procedurë kundër Fatmir Bytyqit

Më: 3 maj 2024 Në ora: 09:59
OBRM-PDUKM

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të fillojë procedurë kundër Bytyqit, kërkon nga kompanitë të cilave u ka paguar ndihmë shtetërore të votojnë për të, u sugjeron numrin e fletëvotimit, thonë nga OBRM-PDUKM.

“Pas dokumentit të publikuar, ku Bytyqi i kërkon kompanive ta mbështesin sepse u ka paguar ndihma shtetërore, ai duhet të tërhiqej nga politika.

Fakti që Bytyqi jo vetëm që nuk u tërhoq, por as nuk kërkoi falje, tregon se si LSD dhe BDI e kanë kapur shtetin dhe se si qindra zyrtarë e menaxhojnë shtetin sikur të ishte pronë e tyre personale.

KSHPK-ja nuk duhet të presë, të hapë rastin dhe të hapë procedurë para institucioneve të tjera”, kërkojnë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje shtojnë se abuzimet e institucioneve duhet të ndalen. Pas 8 majit, praktikave të tilla do t’i jepet fund dhe njerëz si Bytyqi do të përballen me përgjegjësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat