Aksidenti në rrugën Radovish – Shtip, dy persona kanë humbur jetën

Maqedonia

Aksidenti në rrugën Radovish – Shtip, dy persona kanë humbur jetën

Më: 3 maj 2024 Në ora: 21:02
Foto ilustrim

Në aksidentin e trafikut që ka ndodhur në magjistralen Radovish – Shtip kanë humbur jetën dy vozitës, ndërsa është lënduar një bashkëudhëtare dhe është dërguar në Spitalin e Shtipit.

Lajmin për AIM e ka konfirmuar zëdhënësja e SPB Strumicë, Aleksandra Trajanova, e cila ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë veturat “Passat” dhe “Opel”.

Drejtuesit e të dyja veturave kanë ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa një pasagjere nga vetura e pasagjerëve “Opel” është dërguar në Qendrën Mjekësore Shtip, tha Trajanova.

Prokurori publik është duke bërë këqyrje të vendit të aksidentit, ndërsa komunikacioni është duke u devijuar përgjatë rrugës së vjetër.

Më shumë detaje rreth aksidentit policia do të njoftojë nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat