​Kasami: Nesër fillojnë negociatat për qeverinë e re VMRO DPMNE-VLEN

Maqedonia

​Kasami: Nesër fillojnë negociatat për qeverinë e re VMRO DPMNE-VLEN

Më: 8 maj 2024 Në ora: 22:37
Bilall Kasami

Bilall Kasami nga VLEN ka bërë të ditur se nesër nisin negociatat për qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut ndërmjet VMRO DPMNE dhe koalicionit VLEN.

Sipas Kasamit, në zgjedhjet e sotme parlamentare ka ndikuar edhe mërgata që kanë ardhur për të votuar.

“Koalicioni VLEN është fitues absolut te shqiptarët. Kjo është si rezultat i ardhjes së mërgimtarëve tanë. Prandaj i them 100 mijë herë “faleminderit, faleminderit, faleminderit të gjithë atyre që erdhën dhe bënë edhe një herë ndryshimin në atdhe,” tha Kasami duke shtuar se dallimi final ndërmjet VLEN dhe Frontit Evropian të BDI-së nuk do të jetë më shumë se 10 mijë vota, raporton AlsatMk.

Aktualisht Fronti Evropian ka 14.42 për qind të votave ose 115.111 vota, ndërsa koalicioni VLEN ka 11.38 për qind ose 90.850 vota. Diferenca në vota është 24.261 vota nga 80.05 për qind të votave të numëruara nga KSHZ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat