Parashikimi i motit për sot

Maqedonia

Parashikimi i motit për sot

Më: 19 maj 2024 Në ora: 08:07
Foto ilustrim

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu. Pasdite do të ketë jostabilitet lokal me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe kushte për shfaqjen e një stuhie afatshkurtër me reshje të dendura shiu, erëra të forta dhe breshër të izoluar.

Edhe në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu.

Pasdite në pjesë të luginës do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Temperaturat maksimale ditore pritet të lëvizin nga 19 gradë në vendet më të larta, 25 në Shkup, deri në 27 në juglindje të Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat