Mexhiti: Për qeverinë e re të RMV-së janë duke negociuar fituesi me fituesin

Maqedonia

Mexhiti: Për qeverinë e re të RMV-së janë duke negociuar fituesi me fituesin

Më: 20 maj 2024 Në ora: 08:46
Izet Mexhiti

Kreu i Lidhjes Demokratike, Izet Mexhiti thotë se VLEN është fitues në bllokun politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe se si rrjedhojë, sipas tij, për qeverinë e re po negociojnë fituesi me fituesin.

Për qeverinë e re te Maqedonisë së Veriut janë duke negociuar fituesi me fituesin. VLEN, si koalicion i opozitës së bashkuar shqiptare, në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, u konfirmua si bartës i legjitimitetit etnik të votuesve shqiptarë”.

Prandaj, pikërisht VLEN e rivendosi parimin ‘fituesi me fituesin’ të cilin në vitin 2016 e theu BDI, sepse sot vetëm VLEN është përfaqësues legjitim i shumicës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Me këtë absolvohen të gjitha dilemat se kush e ka legjitimitetin për të formuar qeverinë pas zgjedhjeve të 8 majit”, ka shkruar Mexhiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat