Ndalohet një gjyqtar i Gjykatës së Lartë në RMV, dyshohet për marrje ryshfeti

Maqedonia

Ndalohet një gjyqtar i Gjykatës së Lartë në RMV, dyshohet për marrje ryshfeti

Më: 20 maj 2024 Në ora: 19:33
Gjyqtari nga Gjykata e Lartë

Gjyqtari nga Gjykata e Lartë, Nake Georgiev, është arrestuar sot për pranim ryshfeti, përcjell “Fokus”.

“Sot (20.05.2024) gjyqtarit të Gjykatës së Lartë është ndaluar për shkak të dyshimit për veprën penale “Marrje e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”.

Gjyqtarit është ndaluar në vendin e ngjarjes gjatë kryerjes së veprës penale. Priten udhëzime të mëtutjeshme nga prokurori publik kompetent”, njoftojnë nga MPB.

Georgiev kandidoi për postin e anëtarit të Këshillit Gjyqësor vitin e kaluar, por dha dorëheqjen sepse djali i tij u zgjodh gjyqtar.

Dorëheqja erdhi pas argumenteve disaditore në Këshillin Gjyqësor se nuk ishte e ligjshme që ai si anëtar i Këshillit Gjyqësor të zgjidhte djalin e tij për gjyqtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat