Breshër në disa fshatra të Komunës së Likovës

Maqedonia

Breshër në disa fshatra të Komunës së Likovës

Më: 21 maj 2024 Në ora: 19:16
Foto ilustrim

Në pjesën më të madhe të Maqedonisë sot ka pasur reshje shiu, por disa pjesë janë përfshirë nga moti i keq.

Breshër me madhësi sa kokrra e arrës ka rënë pas orës 17 në fshatrat e Komunës së Likovës.

Siç njoftojnë qytetarët për TV21 breshëri ka shkaktuar dëme të vogla materiale.

Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për rajon bujqësor breshëri ka shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme bujqësore.

Reshje shiu ka pasur edhe në shumë komuna të RMV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat