Përfundon viti shkollor 2015/2016

Maqedonia

Përfundon viti shkollor 2015/2016

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 09:23
Ilustrim

Për rreth 270.000 nxënës (187 mijë në arsimin fillor dhe 81 mijë në arsimin e mesëm) sot është dita e fundit e mësimit në vitin shkollor 2015/2016 dhe pas pushimit veror do të kthehen në bankat shkollore më 1 shtator.

Nxënësit këtyre ditëve kanë testim ekstern për dy lëndë, nga i cili rezultatet priten më 17 qershor. Më 13 qershor do të publikohen rezultatet nga testimi ekstern i nxënësve të klasës së nëntë për shkak se ata i pret regjistrim në vit të parë të arsimit të mesëm më 28 dhe 29 qershor.

Maturantët, madje, këtë muaj i japin provimet e tre lëndëve eksterne nga matura shtetërore nga e cila u varet regjistrimi në fakultet në gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat