Opozita maqedonase braktis Kuvendin

Maqedonia

Opozita maqedonase braktis Kuvendin

Më: 23 qershor 2016 Në ora: 15:04
Zoran Zaev

Deputetët e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë nuk do të marrin pjesë në punën e Kuvendit, derisa Gjykata Kushtetuese të deklarohet për kushtetutshmërinë e institucionit të Prokurorisë Speciale Publike, njoftoi sot në konferencë për shtyp lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

Sipas, liderit të partisë më të madhe opozitare të Maqedonisë, të gjitha afatet janë shkelur dhe “durimi i qytetarëve është nga fundi”.

“Kriza politike duhet të përfundojë sa më shpejt. Gjykata Kushtetuese menjëherë të deklarohet për kushtetutshmërinë e PSP-së. Është e papranueshme që paqartësia të zgjasë më shumë se tetë muaj. Derisa të mos deklarohet Gjykata Kushtetuese, deputetët e LSDM-së nuk do të marrin pjesë në punën e Kuvendit”, tha Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat