Integrimet euroatlantike në fokus të takimit Ivanov – Bezak

Maqedonia

Integrimet euroatlantike në fokus të takimit Ivanov – Bezak

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 14:19
Martin Bezak dhe Gjorge Ivanov

Kryetari Gjorge Ivanov sot në vilën “Biljana” në Ohër e priti ambasadorin e Republikës Sllovake në Maqedoni, Martin Bezak.

Siç kumton kabineti i kryetarit Ivanov u njoftua me prioritetet dhe sfidat e Republikës Sllovake, si kryesuese aktuale me Këshillin e Bashkimit Evropian, dhe për mundësitë dhe perspektivat e Maqedonisë në raport me procesin eurointegrues në periudhën e ardhshme.

Ambasadori Bezak ka theksuar se Republika e Sllovakisë do të insisitojë që maksimalisht t’i realizojë prioritetet e kryesimit të tyre dhe se në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor do të angazhohet për vazhdimin e politikave të zgjerimit dhe sigurimin e politikës së qëndueshme migracione dhe të azilit.

Dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer opinione dhe informacione në lidhje me sfidat kyçe, me të cilat përballet BE-ja, siç janë kërcënimet e sigurisë, kriza e refugjatëve dhe rënia e besimit në Bashkimin Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat