Shkup, mbahet eventi përmbyllës për zbatimin e “aquius”-it në fushën e mjedisit

Maqedonia

Shkup, mbahet eventi përmbyllës për zbatimin e “aquius”-it në fushën e mjedisit

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 21:59
Foto nga ngjarja

Zyra e Bashkimit Evropian në Shkup dhe Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinoir, organizuan eventin përmbyllës nga projekti “Forcimi i kapaciteteve administrative në nivel qendror dhe lokal për zbatimin e “aquius”-it” në fushën e mjedisit, raporton Anadolu Agency (AA).

Shefi i delegacionit të BE-së në Maqedoni, Martin Klauke, në fjalimin e tij tha se ndihma e ofruar përmes partnerëve spanjollë dhe holandezë, do ti nihmojë autoritetet e vendit që të përforcojnë legjislacionin në sferën e ambientit, pasi projekti është punuar nga ekspertë e dy vendeve të lartpërmendura, duke nënvizuar përfshirjen edhe të inspektoratit shtetëror i cili në masë të madhe ka ndihmuar në përmbushjen e objektivave.

“Është disajnuar një softuer i cili do të ndohmojë inspektorët të bëjnë planifikimin në mënyrë më të mirë duke parë riziqet e aktivitetet e industrisë. Gjithashtu janë zbatuar trajnime të inspetorëve nga lëmi i ambientit në nivel qendror dhe lokal për të përmirësuar cilësinë e inspektimit”, tha Klauke.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Bashkim Ameti në fjalimin e tij tha se gjatë dy viteve të fundit kanë punuar me ndihmën e ekspertëve nga Spanja dhe Holanda në drejtim të krijimit të ligjeve më të mira për mbikëqyrje inspektuese.

“Kjo nënkupton jo vetëm përmirësimin e harmonizimit të ligjeve që kanë të bëjnë me punën e sistemit të inspektimit por edhe të shfrytëzimit më të mirë të resurseve të inspektimit”, tha Ameti.

Projekti tuining qëllim kryesor kishte të përmirësojë ligjet e sistemit inspektues dhe të inspektorëve nga sfera e ambientit, të propozojë ndryshime në institucionet që kanë të bëjnë me inspektimet e ambientit jetësor, të përmirësojë planifikimin e autorizimeve inspektuese, ndërsa vlera e tij kap shifrën 1 milion euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat