Të sëmurët nga kanceri nuk kanë terapi moderne

Maqedonia

Të sëmurët nga kanceri nuk kanë terapi moderne

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 22:29
Ilustrim

Ministria e shëndetësisë shkel të drejtat e pacientëve me atë që nuk siguron terapi moderne për shërbimin e personave me kancer, reagojnë nga Shoqata për luftë kundër kancerit “Borka”. Në mesin e të sëmurëve për të cilët terapia moderne nuk është në listën pozitive është edhe nëna e kryetares së kësaj shoqate.

“Konsideroj se përveç që shkelet ligji për mbrojtje shëndetësore të pacientëve ku thuhet se çdo pacient ka të drejtë për terapi përkatëse moderne, por thjeshtë nga një aspekt human, nuk u lejojmë personave të jetojnë, thjeshtë nëna ime u ul afër meje dhe më pyeti- dhe tani unë duhet të vdes?”, tha Biba Dodeva, kryetare e shoqatës “Borka”.

Dodeva ende nuk ka marrë përgjigje nga Ministria e shëndetësisë pse kjo terapi që është regjistruar nga Agjencia e ilaçeve ende nuk është në listën pozitive. Pacientët atë mund ta porositin vetëm privatisht ndërsa një dozë që merret në çdo 3 javë, kushton 6 mijë euro. Dodeva e cila angazhohet për të drejtat e pacientëve të sëmurë nga kanceri më shumë se një dekadë, thotë se kjo terapi moderne mund ta vazhdojë jetën e shumë pacientëve të cilët janë në fazën e metastazës. Nga Ministria e Shëndetësisë nuk deshën të flasin për këtë kërkesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat