Fishkëllehen edhe Gruevski

Maqedonia

Fishkëllehen edhe Gruevski

Më: 2 gusht 2016 Në ora: 18:06
Nikola Gruevski

Zoran Zaev në Krushevë ndërsa Nikola Gruevski në fshatin Tërnovë të Manastirit me rastin e 2 gushtit- festës së Ilindenit. Që të dy krerët u ofenduan nga qytetarët gjatë fjalimeve të mbajtura.

Në fshatin Tërnovë të Manastirit një qytetarë i ka dërguar porosi kreut të VMRO-DMNE Nikola Gruevski duke i thënë “Ktheni paratë”. Më pas ka reaguar sigurimi i Kryetarit të partisë në pushtet. Personi që ka bërtitur është larguar nga vendi ku po mbahej tubimi. Nga ana tjetër kreu i LSDM-së nga Krusheva paralajmëroi ndryshime dhe fitore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Ndarja e vetme që është reale sot është e vjedhësve dhe atyre që janë plaçkitur nga vjedhësit. Fatmirësisht, vjedhësit janë pak dhe së shpejti do të mposhten. Republikën që është në flakë dhe e boshatisur nga kjo bandë e vogël familjare sërish do ta ndërtojmë, sipas idealeve të Ilindenit. Idealet janë të njëjta, arma dallon. Para shumë kohërave paraardhësit tanë betejën për liri e zhvillonin me pushka dhe me topa. Sot arma më e fuqishme është zëri i qytetarit”, deklaroi Zoran Zaev.

Gruevski nga fshati Tërnovë i Manastirit porositi se qytetarët e Maqedonisë janë të zotët e kësaj toke. Paralajmëroi se Maqedonia përmes zgjedhjeve do të del nga kriza politike edhe atë më e fortë dhe më e bashkuar ekonomikisht.

“E di se populli i Maqedonisë mezi pret që ti jepet mundësia, të prononcohet për gjithë atë që po ndodhë, ta jep votën e vet, të del në zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike dhe të thotë se qytetarët e Maqedonisë janë të zotët e kësaj toke. Se këtu jeton popull i cili e din çfarë dëshiron dhe e din çfarë bën, që din të gjykojë drejtë”, tha Nikola Gruevski kryetar i VMRO-DPMNE.

Nikola Gruevski dhe Zoran Zaev sot para se gjithash folën për gjendjen politike në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat