Zaev: Do të hapim vende të reja pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë

Maqedonia

Zaev: Do të hapim vende të reja pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë

Më: 6 gusht 2016 Në ora: 14:55
Zoran Zaev

Kemi vetëm presione dhe kërcënime pasi që jemi kundër këtij pushteti kriminal. Duhet që të ketë sundim të drejtës. Duhet që të kthehet prona te pronarët e vërtet në Peshtani, kërkuan banorët e tyre në takimin e sotëm me liderin e LSDM-së opozitare, Zoran Zaev, i cili është në vizitë në Ohër.

Ata thuan se qeveria po vjedh prona, po vjedhin vota dhe mbi të gjitha bazat janë të diskriminuar.

Sipas liderit të LSDM-së, ndryshimet në mënyrë të pandalshme janë duke ardhur.

“Po i vëmë fundin krimit dhe korrupsionit, në Maqedoni të ketë të drejta dhe drejtësi për të gjithë. Të gjithë do të jemi të njëjtë para ligjit dhe të gjithë bashkërisht do të luftojmë për një jetesë më të mirë”, deklaroi Zaev.

Ai realizoi takim edhe me luftëtarët nga LNC. Ata shprehën pakënaqësinë nga gjendja ku është shteti dhe liria e prishur, drejtësia dhe barazia.

“Ne si Lidhje e luftëtarëve nga LNC-ja kemi përgjegjësi morale për ruajtjen e sigurisë së shtetit, kthimin e lirisë dhe prosperitetit në shtet. Për këtë arsye iu bashkuam kësaj lufte për një të ardhme të sigurt në Maqedoninë e lirë”, theksuan ata.

Zaev shtoi se me realizimin e masave nga programi i LSDM-së do të sigurohen vende të reja të punës dhe punë me dinjitet me paga më të larta.

“Fuqishëm do ta ndihmojmë ekonominë vendore, ndërsa me masën e kthimit të 15 % të TVSH-së, paratë po ia kthejmë qytetarëve. Kemi masa për hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e standardit dhe barazisë në shoqërisë të cilat do të garantojnë një të ardhme të sigurt dhe më të mirë për të gjithë qytetarët tanë”, deklaroi Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat