Policia nuk lejon qytetarët të futen me vetura në Stajkovcin e përmbytur

Maqedonia

Policia nuk lejon qytetarët të futen me vetura në Stajkovcin e përmbytur

Më: 11 gusht 2016 Në ora: 10:36
Vërshimet

Forcat policore dhe sigurimi ushtarak sot në mëngjes nuk ka lejuar të futen njerëzit me vetura në Stajkovcin e përmbytur, me shpjegimin se në fshat do të hyjnë pajisje të rënda për pastrimin e dëmeve nga përmbytjet e së shtunës së kaluar.

Para hyrjes së fshatit ka polici, ushtri policore, forca policore speciale, madje edhe automjete të KFOR.

Ekipet e gazetarëve dhe njerëzit që sjellin ndihma humanitare mund të hyjnë në fshat vetëm në këmbë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat