Skandal: Administratorët shqiptarë që rrijnë në shtëpi ftohen në Hasabeg

Maqedonia

Skandal: Administratorët shqiptarë që rrijnë në shtëpi ftohen në Hasabeg

Më: 12 gusht 2016 Në ora: 00:17
Vershimet ne Shkup

Sekretariati për Marrëveshjen e Ohrit i ka ftuar të gjithë adiminstratorët shqiptarë që rrinë ‘këmbëkryq” nëpër shtëpi dhe marrin paga, të shkojnë në Hasanbeg për t’i ndihmuar familjet e dëmtuara nga vërshimet.

Agjencia e lajmeve INA mëson se, një pjesë e administratorëve janë shprehur të gatshëm të ndihmojnë pastrimin e shtëpive dhe hapësirave të dëmtuara, ndërsa disa kanë refuzuar.

Një administrator që rrinë në shtëpi ka njoftuar agjencinë INA për skandalin e rradhës të partisë shqiptare në pushtet.

“Kur më thirrën në telefon u gëzova se do të pranojnë të punë. Kam dëshirën dhe vullnetin që me shkollën që kam kryer ti shërbej vendit tim. Por, u habita kur më ftuan ta pastrojmë Hasanbegun! U thash, unë kam ditë që jam në Hasanbeg dhe po ju ndihmoj familjarëve të mij. Më punësoni aty ku e kam vendin”, shprehet administratori i hutuar, duke dashur të mbetet anonim. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat