Nesër përfundon afati për paraqitjen e të dhënave për kompensim nga përmbytja

Maqedonia

Nesër përfundon afati për paraqitjen e të dhënave për kompensim nga përmbytja

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 11:47
Vërshimet në Shkup

Qytetarët nga rajonet e përmbytura sot dhe nesër duhet t'i paraqesin në Ministrinë e Financave, bankat afariste në të cilat duan t'u paguhet kompensimi në para.

Personat e evidentuar nga listat e dorëzuara nga ana e Komisionit për Vlerësimit të Dëmeve të pronës së patundshme dhe të tundshme në rajonet e përmbytura në Shkup e Tetovë, duhet të paraqesin bankën ku duan të marrin paratë në numrat e telefonit 02/3255-578, 02/3255-586, 02/3255-743 dhe 02/3255-742. Paraqitja vlen sot nga ora 9 deri në orën 17:30 dhe të hënën nga ora 08:30 deri në orën 19.

Pagesa e kompensimit do të bëhet në para të gatshme, në sportelet e bankës ku banori do të përcaktohet për marrjen e pagesës. Bankat do ta bëjnë pagesën në bazë të dokumentit për identifikim - letërnjoftimit ose pasaportës.

Qytetarët kanë filluar t'i paraqesin të dhënat qysh ditën e djeshme, edhe pse shumë prej tyre thoshin se numrat e telefonit të vendosur në dispozicion nuk funksiononin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat