Zaev: Më 11 dhjetor do të vendosim fatin e shumë gjeneratave të ardhshme

Maqedonia

Zaev: Më 11 dhjetor do të vendosim fatin e shumë gjeneratave të ardhshme

Më: 1 shtator 2016 Në ora: 09:33
Zoran Zaev

Më 11 dhjetor nuk do të vendosim vetëm fatin e gjeneratës tonë, por edhe të shumë gjeneratave të ardhshme. Këto zgjedhjet janë referendum, në të cilin qytetarët do të zgjedhin nëse dëshirojnë të jetojnë në një shtet të varfër dhe kriminel ose në një shtet të pasur dhe juridik, porositi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas nënshkrimit të marrëveshjes me të cilën katër partitë më të mëdha u obliguan që të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare më 11 dhjetor.

"Jemi përpjekur që qytetarët e Maqedonisë më 11 dhjetor të mund të votojnë të lirë. Koha e dhunës zgjedhore dhe falsifikimit të vullnetit të lirë të qyetarëve ka përfunduar. Më 11 dhjetor do t'i mposhtim varfërinë, krimin, korrupsionin, ndarjet etnike, urrejtjen, partizimin e institucioneve, proceset e porositura gjyqësore dhe mafian. Duhet t'i japim fund edhe shpërnguljes së rinisë dhe zbrazjes së vendit" deklaroi Zaev.

Ai theksoi se më 11 dhjetor vijnë, siç tha ndryshimet dhe e ardhmja e re e qytetarëve.

I pyetur pse kanë pranuar hap të pjesshëm në pjesën e mediave, Zaev tha se ata kanë qenë të përballur para vendimit që ta presin drejtësinë deri në fund ose të vendosin që të shkojnë në zgjedhje që të mos zgjatet kriza. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat