‘Nuk është e vërtetë se Zaev do të jep dorëheqje’

Maqedonia

‘Nuk është e vërtetë se Zaev do të jep dorëheqje’

Më: 2 shtator 2016 Në ora: 14:08
Zoran Zaev

Janë plotësisht të pavërteta shkrimet e portalit ‘Lajm’ dhe kategorikisht e mohojmë se lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, thuhet se do të jep dorëheqje, thonë nga LSDM.

“Është vetëm dëshira e shkretë e Nikolla Gruevskit për dorëheqje të presidentit Zaev. Zoran Zaev do të jetë Kryeministri i ri i Maqedonisë. Komiteti qendror i LSDM-së në seancën e djeshme vendosi për Kongresin tematik në fund të shtatorit për të krijuar hapësirë për një front të gjerë kundër regjimit të Gruevskit dhe vendosjen e prioriteteve për qeverinë e ardhshme demokratike në Maqedoni, për çka partia dje njoftoi përmes njoftimit zyrtar”, thuhet në deklaratën e LSDM-së. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat