Mbetjet e aeroplanit të rrëzuar në ekspertizë

Maqedonia

Mbetjet e aeroplanit të rrëzuar në ekspertizë

Më: 9 shtator 2016 Në ora: 12:42
Mbetjet e aeroplanit të rrëzuar në ekspertizë

Për shkak të vëllimit të materialit dhe nevojave të hetimit, ngritjes dhe transferimit të mbetjeve nga aeroplani i rrëzuar do të vazhdojë edhe sot, informojnë nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë.

Ekipi, ashtu siç citojnë nga prokuroria, prej mbrëmë në vendin e ngjarjes punojnë në ngritjen dhe transferimin e mbetjeve të aeroplanit, të cilat gjatë ekspertizës ishin shënuar dhe siguruar.

Mbetjet dhe materiali tjetër do të dërgohen në lokacion të sigurt nga PTHP Shkup, ku persona profesionalë do ta kryejnë ekspertizën e domosdoshme.

"Pardje përfundoi xhirimi me dron në vendin ku ndodhi fatkeqësia e aeroplanit në afërsi të fshatit Kozhle. Në orët e mbrëmjes janë përgatitur xhirimet dhe janë dorëzuar në procedurë të mëtutjeshme në Prokurorinë Themelore Publike Shkup. Xhirimet në korrelacion me materialin tjetër të mbledhur dëshmues do të jenë lëndë e analizës së prokurorëve publikë dhe personave profesionalë nga ekipi i formuar për hetim të fatkeqësisë së komunikacionit", citohet në kumtesën e Prokurorisë.

Pardje në Institutin për Mjekësi Ligjore janë dërguar trupat e gjashtë pasagjerëve të vdekur nga aeroplani.

Sipas urdhrit të prokurorit publik do të zbatohet procedurë e identifikimit të tyre përmes ADN analizave.

Siç njoftuan mediat italiane, aeroplanin privat e ka drejtuar piloti 59-të vjeçar Francesko Montanjer, kryetar i aeroklubit amator sportiv "Trevizo". Me të ka qenë edhe nënkryetari i klubit Dario Bastasin, Luka Dale Mule dhe Angelo Kalegari, si dhe Ilaria Bertio dhe Visar Begaj nga Kosova, të cilët kanë pasur edhe shtetësi italiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat