Frika nga tërmeti, shkupjanët kalojnë natën në tenda

Maqedonia

Frika nga tërmeti, shkupjanët kalojnë natën në tenda

Më: 12 shtator 2016 Në ora: 11:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të frikësuar se mund të mbesin nën gërmadha në rast të ndonjë tërmeti të fuqishëm, disa qytetarë të Shkupit kanë kaluar natën në qiell të hapur. Ata kanë improvizuar kampe me tenda ku kanë kaluar natën.

Këta janë kryesisht qytetarë që jetojnë nëpër ndërtesat e larta të kryeqytetit, e të cilët nuk kanë pasur të afërt në rajonet rurale. Ndërkohë, është raportuar se shumë qytetarë të Shkupit janë zhvendosur tek të afërmit e tyre kryesisht nëpër fshatra, ku shtëpitë vlerësohet se janë më të sigurta gjatë dridhjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat