Banorët dalin edhe sonte nga banesat pas tërmetit të ri në Shkup

Maqedonia

Banorët dalin edhe sonte nga banesat pas tërmetit të ri në Shkup

Më: 12 shtator 2016 Në ora: 21:59
Termeti nxjerr jashtë banorët

Observatorët ndërkombëtar kanë përditësuar të dhënat për tërmetin e orës 19:54 që goditi Shkupin, dhe e kanë caktuar intensitetin në 4 ballë të Ritherit.

Menjëherë pas tërmetit, fuqia e tij ishte caktuar në 4.8 ballë të Rihterit, ndërsa toka është dridhur në thellësi të 5 kilometrave.

Edhe këtë herë, epiqendra e tërmetit ishte në mes të Stajkovcit dhe Hasanbegut.

Ky është tërmeti i tretë brenda ditës së sotme, dhe më i fuqishmi i regjistruar. I dyti ishte 3.7 ballë, dhe u regjistrua në orën 14:20, ndërsa i pari ishte 2.3 ballë të Rihterit dhe ngjau në orën 11:50.

Tërmetet nën 2 ballë nuk raportohen nga vëzhgues global të dridhjeve të tokës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat