Zaev pret vota shqiptare, më shumë se ndonjë parti shqiptare

Maqedonia

Zaev pret vota shqiptare, më shumë se ndonjë parti shqiptare

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 17:16
Zoran Zaev

Kreu Socialdemokrat (LSDM) Zoran Zaev në një paraqitje në TV NOVA, duke shfaqur ambicjet dhe pritshmëritë tek blloku elektoral shqiptarë, ka thënë se pret vota nga shqiptarët, bile “më shumë se ndonjë parti shqiptare”.

“Pa marrë parasysh nëse do të kemi koalicion me ndonjë parti politike shqiptare, ose jo, ne prisim te marrim vota shqiptare, madje një numër të konsiderueshëm. Bile presim të marrim vota më shumë se ndonjë parti shqiptare”, ka thënë Zoran Zaev.

Kryetari i LSDM-së poashtu ka  paralajmëruar zyrtarizimin e dygjuhësisë në gjiithë territorin e Maqedonisë, nëse i fiton zgjedhjet. Sipas tij, nëse ndodhë zyrtarizimi i shqipes në gjithe territorin e Maqedonise, nuk humb asgjë një qytetar i Strumicës, Velesit apo Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat