Zaev: Shqiptarët nuk mund të privohen nga shqipja

Maqedonia

Zaev: Shqiptarët nuk mund të privohen nga shqipja

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 18:00
Kreu i opozitës Zoran Zaev

(E plotësuar) -  Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, theksoi se shqiptarët nuk duhet të privohen nga e drejta e përdorimit të gjuhës shqipe, përkundrazi ata duhet të gëzojnë këtë të drejtë si në arsim ashtu edhe gjatë komunikimit me institucionet. Zaev këtë deklaratë e bëri në Prilep i pyetur lidhur me shkrimet në media se LSDM-ja po planifikon zyrtarizimin e shqipes në nivel të Maqedonisë.

“Zbatimi praktik i ligjeve që ekzistojnë në Maqedoni do të thotë zbatim i tyre praktik në favor të qytetarëve. Në Prilep ai që mëson shqip, edhe pse përqindja është e vogël mund të fitojë të drejtën të mësojë në shkollë të muzikës në gjuhën shqipe, të shkruaj kërkesë në gjuhën shqipe. E tregova shembullin e gjyshes nga Gostivari 76 vjeçare e cila është e privuar nga kujdesi për person të tretë, nuk ka kush të kujdesët për te për shkak se din vetëm shqip. Qytetarë të Prilepit ai që dëshiron mund të flas gjuhë tjetër, gjuha maqedonase është zyrtare dhe duhet ta flasin të gjithë, duhet ta dimë, pavarësisht përkatësisë sonë etnike, fetare, të gjithë duhet ta dinë gjuhën zyrtare të Maqedonisë. Megjithatë zbatimi duhet të përbëjë çlirim për ne, qytetarët nuk humbasin asgjë nëse dikush fiton ndonjë të drejtë më shumë”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM.

Zaev: Janë përmbushur kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike

Kreu i opozitës Zoran Zaev, vlerësoi se janë përmbushur kushtet për zgjedhje korrekte dhe demokratike, duke theksuar se lista zgjedhore është pastruar dhe se ka trend të informimit të balancuar mediatik.

“Lista zgjedhore është pastruar. Tetëdhjetë mijë votues fiktiv janë hequr, që ishte 7,5 % nga numri i përgjithshëm i votuesve. Tani çdo qytetar që voton, do ta dijë se do të ndikojnë në të ardhmen e vendit të tij. Në media kemi hapësirë të konsiderueshme. Këto ishin dy kushtet që i kërkuam. Më 11 dhjetor jo vetëm që do të ketë zgjedhje, por edhe ndryshime”, deklaroi Zaev.

Në pyetjen e gazetarëve se listat e LSDM-së do të jenë gjysma me anëtarë nga revolucioni i larmë, Zaev u përgjigj se askush nuk mund t’i kontestojë zgjedhjet korrekte dhe demokratike.

Sipas kryetarit të LSDM-së Zaev, partia do të angazhohet që paga minimale të jetë 12000 denarë, ndërsa mesatarja të arrijë 30.000 denarë, LSDM theksoi Zaevi, këtë do ta bëjë me stimulim të drejtpërdrejtë të kompanive vendase me 108000 denarë në vit ose nga 9000 denarë në muaj  për punëtorët e rinj të pranuar të cilit punëdhënësit do të sigurojë pagë mesatare ose mbi mesataren.

Gjuha shqipe do të jetë në tërë territorin e vendit, tha kryetari i LSDM-së Zoran Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat